Një pjesë e Lagjes së Spitalit në kryeqytet ka mbetur në terr për shkak të një prishjeje.
Lulëzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it, ka bërë të ditur për KosovaPress se ekipet kanë dalë në terren për të kthyer furnizimin me energji elektrike.
“Bëhet fjalë për prishje - tri dalje janë jashtë funksionit. Ekipet kane dalë në terren edhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe besojmë se së shpejti do të rregullohet”, ka thënë Krasniqi.
Aktualisht pa energji elektrike kanë mbetur objektet e banimit në rrugët “Muharrem Fejza” e “Jakov Xoxa”./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
Zjarr në përçuesin elektrik në “Emshir”, një pjesë e lagjes mbetet pa rrymë
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e SHBA-së