Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në lagjen "Ulpiana" në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët e një pjese të lagjes" Ulpiana", rruga " Dëshmorët e Kombit" deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan.
Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi do të rikthehet pas sanimit të defektit.
Artikuj të ngjashëm
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Disa lagje të kryeqytetit mbesin sot mbi pesë orë pa ujë