Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.M. dhe A.O. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, përvetësimi në detyrë, falsifikim të dokumentit zyrtar dhe K.M. dhe D.Č. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.
Të pandehurve T.M. dhe A.O., K.M. dhe D. Č. gjykata ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 29.04.2021.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen nga vendi apo fshihen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale dhe me këtë do të ndikonin në zvarritjen e procedurës penale, po ashtu po të gjendën në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të dëmtuar e në ketë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, gjithashtu nëse të njëjtit gjendën në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të njëjta apo të ngjashme.
-
Nga një muaj paraburgim për nëntë zyrtarët që keqpërdorën detyrën
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prizren
-
Një muaj paraburgim për falsifikim të dokumenteve
-
Një muaj paraburgim për pronarët e dy kompanive për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik
-
Nga një muaj paraburgim për 18 të arrestuarit në rastin “Call Center”