Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Koronavirusi Shqipëri

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, ndërsa nga 2.623 testime, 357 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 469 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 191.855.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 3.109 të vdekur, 201.402 raste pozitive dhe 1.403.281 testime. Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.438.