Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri të shtunën

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.232 testime, 139 kanë rezultuar pozitive, duke çuar numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 133.730.

MSH-ja bën të ditur se numri i të shëruarve ka shkuar në 130.395, përfshirë 25 të shëruarit në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2.459 persona. Aktualisht janë 876 raste aktive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo