Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, derisa nga 1.213 testime, 102 të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 208 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 265.275.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.788.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 271.527 dhe 3.464 të vdekur.