Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi të dielën në Shqipëri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas MSH-së, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 206 persona, nga 1.610 testime, derisa janë shëruar 604 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 270.370 persona, kanë vdekur 3.445 pacientë dhe janë shëruar 262.402.

Numri aktual i rasteve aktive është 4.523.