Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi të dielën në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë, derisa nga 1.874 testime, 296 kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 835 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 268.117.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 268.304 persona, ndërsa kanë vdekur 3.414 pacientë.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 8.773.