Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, derisa nga 2.834 testime, 418 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 451 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 189.044. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3.089 të vdekur dhe 199.555 raste pozitive.

Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 7.422.