Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur dhe 93 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 93 pacientë janë infektuar gjatë kësaj kohe me koronavirus nga gjithsej 1,107 testime të kryera.

Ndërkaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 99, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë në këtë vend.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 655.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët tetë janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shënimi i rasteve të para pozitive me koronavirus në Shqipëri, deri më sot janë kryer 1,762,808 testime, prej të cilave 272,804 janë shënuar raste pozitive, ndërsa 3,487 kanë vdekur.