Një person ka vdekur si brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 67 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 1,239 mostra të marra për testim.
Numri i të shëruarve ka shënuar rritje në krahasim me rastet e reja, gjithsej 100 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të kuruarve në 267,876.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar ulje. Gjithsej 1,119 pacientë vazhdojnë të jenë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët pesë janë në gjendje më të rënduar.