Deklarimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën” në mënyrë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
Së fundmi ka reaguar edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Prishtina duhet ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut.
“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë ta kërkojë përjashtimin e një gjyqtari nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka shkruar Nitaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti i sugjeron Lajçakut që draftstatutin e Asociacionit ta çojë në Komisionin e Venecias
-
Lajçak: Kosova ta pranojë draftstatutin evropian për Asociacionin
-
Lajçaku bisedon me Vuçiqin për hapat drejt normalizimit, ai i ankohet për vendimin për dinarin
-
Nikaj: Dialogu është bërë kusht për të gjitha lëvizjet e Kosovës
-
Lajçak: Palët patën gatishmëri për zbatim të Marrëveshjes