Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e të mërkurës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, afër Bibliotekës Kombëtare.
Policia ka njoftuar se informatën për rastin e ka marrë rreth orës 5:00.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Krasniqi.
Policia nuk ka dhënë detaje për shkaqet e zjarrit e as se kujt i përket vetura e djegur.