Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kërkuar nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijançiçit për Trepçën është qëndrim i saj personal, apo qëndrim i BE-së, transmeton KosovaPress.
Postimi i Nitajt në Facebook:
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciq për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!
Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime.
Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!
Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste! Muharrem Nitaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
-
Edhe Nisma del kundër diskutimit për Trepçën në Bruksel
-
Nitaj: Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut
-
BE-ja nuk thotë as se duhet e as se nuk duhet përfshirë “Trepçën” në dialog
-
Sindikata e Minatorëve kundërshton Kocijançiçin, diskutimi për Trepçën cenon sovranitetin
-
Kocijançiçi thotë se temat për bisedime i caktojnë Kosova e Serbia, jo BE-ja