Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ka filluar seanca dëgjimore ndaj 3 të arrestuarve në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Personi i katërt i cili është arrestuar për pengim të zyrtarëve policorë nuk është sjellur në seancë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXO EDHE: Bëhen të ditur emrat e katër të arrestuarve në Mitrovicë

Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokurori i rastit është Sylë Hoxha, ndërkaq gjykatëse Alltëne Murseli. Në seancë nuk janë lejuar të qëndrojnë mediat.

Prokourori Sylë Hoxha, dje ka kërkuar që ndaj të arrestuarve të vendoset masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

Njëri prej avokatëve të të dyshuarve është Dejan Vasiq, dhe tjetri Ramiz Krasniqi të cilët kanë mbërritur në Gjykatë.

{gallery}