Katër të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës

Bëhen të ditur emrat e katër të arrestuarve në Mitrovicë

23 November 2018 08:24
08:41

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, transmeton Koha.net.

Merret vesh se është arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, të arrestuarit janë dërguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Daut Hoxha ka konfirmuar arrestim e katër personave, por nuk ka dhënë emra.

08:24

Katër të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës

Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.

Pjesëtarë të Njësisë speciale të të Kosovës, ROSU, sot në orët e hershme të mëngjesi kanë arrestuar katër persona në bastisjet që kanë bërë në katër lokacione, tre në lidhe me hetimin rreth një lënde dhe të katërtin për kundërvënie zyrtarëve policorë, citon Kossev zëdhënësin e Policisë së Kosovës Daut Hoxha, transmeton Koha.net.

Mediate Beogradit njoftojnë se është arrestuar pjesëtari i policisë së Kosovës Dragisha Markoviq, Sasha Çurçiq dhe Marko Roshiq.

Aksioni për arrestimin e këtyre personave, sipas medieve serbe, është zhvilluar nga ora 6:00 dhe ka zgjatur deri pak pas orës 7, kur pa ndërprerë janë dëgjuar sirenat për rrezik nga ajri që ka zgjuar dhe shqetësuar qytetarët, shkruajnë këto medie.

Janë dëgjuar edhe të shtëna nga armë zjarre si deh rafale në qendër të qytetit.

Raportohet se në shehsin “Shumadija”, në pjesën veriore të Mitrovicës, rreth përmendores së Car Lllazarit, sot shihen turma të vogla qytetarësh që vijnë e rriten.

Video e bërë nga një qytetarë i Mitrovicës, Arbër Peci.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme