Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qendra për Autizëm dhe Sindromën Down është duke u ndërtuar dhe do të jetë e gatshme shumë shpejt.
Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo qendër është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës, TIKA dhe shoqatat e Autizmit e Syndrome Down.
“Qendra për Autizëm dhe Syndromen Down po ndërtohet me shpejtësi të madhe. Qendra e bashkëfinancuar nga Komuna jonë, TIKA si dhe shoqatat Autizmi dhe Syndrome Down do të jetë qendra e parë dhe e vetme e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Pas pesë vitesh nga iniciativa, sivjet pritet të përfundojë ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm
-
Qeverisë i kërkohet krijimi i fondit për autizmin
-
Ahmeti premton se QMF-ja në Veternik finalizohet sivjet
-
Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”
-
Kurti: Do të angazhohemi në fuqizimin e personave me sindromën down