Ka nisur gjykimi ndaj Momir Stojanoviq dhe 52 personave të tjerë të akuzuar si pjesëmarrës në masakrën e Mejës.
Aktakuza për këtë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023.
Të gjithë personat akuzohen në mungesë.
Avokati Arianit Koci, gjatë seancës ka thënë se i akuzuari Mihill Abazi ka vdekur qe një kohë të gjatë. Koci ka theksuar se këtë informacion ia ka dhënë djali i të akuzuarit, Sokoli, i cili është gjithashtu i akuzuar në këtë çështje.
Që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza për krime lufte kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.
Gjatë luftës së dy dekadave më parë, rreth 13.500 vetë u vranë e rreth një milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e viktimave janë shqiptarë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, për këto dhe krimet e tjera, deri më tani janë dënuar gjithsej 72 persona. Prej tyre, 38 janë shqiptarë, dhe 34 pjesëtarë të forcave serbe.
-
Rasti i masakrës së Mejës në gjykatë, por jo edhe të akuzuarit
-
Gjykimi më i madh në mungesë për krime lufte, planifikohet të nisë në qershor
-
Nis gjykimi për masakrën e Reçakut
-
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
-
“Zhduket” dëshmia e dhënë pas luftës, rihapet gjykimin ndaj Gjokoviqit