(E përditësuar 14:45) - Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të pandehurit për vrasjen e trefishtë në vitin 2021 në Gllogjan të Deçanit - dënim me burgim të përjetshëm.
“Pas administrimit të gjithë kësaj prove, pas rrëzimit të çdo alibie dhe pas ballafaqimit të të akuzuarve me vërtetën shkencore, nuk ka mbetur asnjë dyshim. Prokuroria kërkon që të pandehurit Hali Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj të shpallen fajtorë dhe të dënohen me dënimin maksimal të paraparë me ligj. Kjo nuk është vetëm kërkesë e Prokurorisë; kjo është kërkesa e vetme për të rivendosur besimin te ligji dhe për t’u dhënë sadopak paqe shpirtrave të viktimave”, u tha nga ana e prokurorisë.
Prokuroria jep fjalën përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021
Nis fjala përfundimtare për vrasjen e trefishtë në vitin 2021 në Gllogjan të Deçanit. Për këtë akuzohen Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj.
Prokurorja Sahide Gashi nisi fjalën përfundimtare të saj.
Edhe
Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, se me datën 26 nëntor 2021, rreth orës 18:58 minuta në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë.
Në aktakuzë thuhet se, pasi që paraprakisht ata kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi dhe duke e ditur kohën e saktë të arritjes së autobusit “Erblini”, nga Gjakova në drejtimin e Gllogjanit në turnin e fundit, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G., me nxënës dhe pasagjerë në të.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Kastriot merr pushkën automatike AK-47, prodhim shqiptar të kalibrit 7.62x39mm dhe niset në këmbë deri tek vendi i ngjarjes, në krahun e djathtë të rrugës dhe me të vërejtur dritat e autobusit në fjalë, del në mes të rrugës i kthyer më shpinë kah autobusi që po arrinte dhe me qëllim që të njëjtin ta detyrojë të ulë shpejtësinë apo ndaloj, bënë sikur është i dehur dhe kur shoferi fillimisht e sinjalizon me drita të gjata e pastaj edhe ulë shpejtësinë i pandehuri Kastriot në distancë prej rreth 6 metrash kthehet në drejtimin e autobusit dhe merr shënjestër shoferin e autobusit tani të ndjerin G.Gj. dhe e godet për vdekje, po ashtu godet për vdekje dhe L.H 17 vjeçar, dhe G.M 17 vjeçare, si dhe i shkakton lëndime të rënda trupore F.T.
Tutje thuhet se i pandehuri Kastriot ka rrezikuar jetën e pasagjerëve tjerë: B.H., A.B., A.Z., B.M., dhe E.O, të cilët ishin në ato momente prezentë në autobus, dhe më pas i njëjti kalon nga krahu i majtë i autobusit, i cili kishte dalë jashtë rrugës, dhe vazhdon në fshatin Shaptej, ku në mes të rrugës ishte duke e pritur me veturë i pandehuri Kreshnik dhe merr rrugën e kthimit pa u hetuar për në shtëpi dhe pastaj shkatërrojnë armën.
Me tej në aktakuzë thuhet se, kjo vrasje kishte ardhur si hakmarrje për shkak të vetëvrasjes së H.M. e cila kishte ndodhur me datën 14 qershor 2020, për të cilin akt familja Mehmetaj e kanë fajësuar tani të ndjerin G.Gj.
Për këtë, ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
E i pandehuri Halil Mehmetaj, nga data 14 qershor 2020, gjerë me datën 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, në rrugën “Ismajl Haradinaj”, ka shtyrë të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, në vrasjen e tani të ndjerit G.Gj., të cilin para tyre e ka fajësuar si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tij H.M, ku për më tepër thuhet se ishte betuar në hakmarrja, si dhe me rastin e ceremonisë së varrimit të të ndjerës në arkivolin e saj vendos orën e tij të dorës.
Edhe
Kryeprokurori i Shtetit i kërkon Prokurorisë në Pejë raport për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Për këtë i pandehuri ngarkohet me veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”.
VIDEO: