Gjykata Speciale ka caktuar për nesër konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.
Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura ndaj tij nga Specialja.
Më 23 nëntor, Specialja ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi./KSP
Artikuj të ngjashëm