Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ndaj tij deri më tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, derisa dy të tjerë është paralajmëruar të dëshmojnë në janarin e vitit të ardhshëm.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Artikuj të ngjashëm