Familjarë nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera përreth dhe nga gjithë Kosova, nesër në ora 11:00 do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit, njëri nga kriminelët serb të luftës përgjegjës për vrasje, djegie dhe hedhje në lumin Drini i Bardhë të shqiptarëve gjatë kohës së luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisja bëhet në ora 09:90 tek rrethi me autobus dhe me makina private, njofton Këshilli organizativ i protestës Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël.
Gjykata e Apelit ka përgjysmuar nga 22 në 11 vjet heqje lirie për Darko Tasiq, i cili kreu krime lufte në Krushë të Vogël.