Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limani: Apeli ka shikuar çdo mundësi që ta përgjysmojë dënimin e Tasiqit

Qytetarët e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël janë ngritur kundër vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ia ka përgjysmuar dënimin të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Darko Tasiqit, nga 22 vjet burgim në 11.

Dëshmitari kundër Tasiqit në proceset gjyqësore, Agron Limani, në Express Intervistë thotë se banorët e fshatrave kanë shpresuar se Apeli do t’ia rriste dënimin Tasiqit, por jo se do dilte një vendim për ulje të dënimit.

Ai thotë se kanë qenë 13 dëshmitarë që e kanë identifikuar Tasiqin, kryesisht nga Krusha e Vogël, ndërsa tregon se çka ka dëshmuar vetë Limani kundër tij.

“Kam dëshmuar se për 10 vjet Darko Tasiqi ka qenë i uniformuar, ka poseduar armë, ka shkuar në ushtrime ushtarake, ka qenë në mesin e atyre që kanë deklaruar se po vjen dita jonë, shtëpia e Tasiqit ka qenë qendër logjistike”, tha ai.

Arsyet e Apelit për ulje të dënimin ndaj Tasiqit, ai i sheh skandaloze.

Edhe Apeli ia përgjysmoi dënimin të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq Arbëri Apeli ia përgjysmoi dënimin të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq

“Ceket se ai nuk ka pasë rol kryesor gjatë kryerjes së veprës. Çfarë rëndësie ka nëse ke pasë rol kryesor, me rëndësi është se ke kryer krim kundër njerëzimit. Arsye tjetër qesharake që Gjykata e Apelit është se mosha e Tasiqit 26 vjeç është konsideruar relativisht e re. Atëherë cila do ishte moshë e pjekur? Arsye tjetër që është përdorur është se sikur Gjykata në Prizren nuk e ka respektuar Kodin Penal të ish-Jugosllavisë por atë të Kosovës, që sipas tyre sipas atij kodi ai është më i favorizuar”, tha ai.

“Gjykata e Apelit ka shikuar çdo mundësi, vrimë që ta përgjysmojë dënimin e Tasiqit”, shprehet Limani, duke shtuar se masakra në Krushë të Vogël nuk ka qenë rastësi por e planifikuar.

“Ofendues dhe skandaloze është shprehja më e butë që mund të thuhet për këtë aktgjykim”.

Limani ka treguar edhe për dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë rreth masakrës në dy vendet.

“E kemi dëshminë e Fetije Rexhepit që thotë se kur na mblodhën dhe na plaçkitën, në mesin e tyre ishte Darko Taisiq dhe na urdhëruar për të shkuar në Shqipëri. Duke kaluar ishte një kamion plot kufoma, në mesin e tyre dëgjonim rënkimet e të plagosurve dhe nga Krusha e Madhe vazhdoi për në Krushë të Vogël. Kamioni në fjalë është dërguar në Krushë të Vogël, por një ditë më parë banorët e saj ishin dëbuar”, tha ai.

Edhe Mbrojtja e të dënuarit për krime lufte, Tasiq, kërkon ulje tjetër të dënimit Arbëri Mbrojtja e të dënuarit për krime lufte, Tasiq, kërkon ulje tjetër të dënimit

Limani thotë se rreth 113 kufoma nga Krusha e Vogël janë hedhur në lumin Drini i Bardhë.

Ai thotë se Tasiqi bashkë me të vëllanë kishin marrë pjesë në disa krime.

“Tasiqi është parë në Krushë të Vogël dhe të Madhe,ë shtë parë duke i maltretuar gratë. Tasiqi është parë nga dëshmitarët duke ekzekutuar njerëz dhe janë dëgjuar rënkime të të plagosurve”, tha Limani, teksa shton se vëllai i Tasiqit është në mesin e 56 të dyshuarve për krime lufte në Krushë të Vogël.

Limani thotë se as pushteti politik nuk ka bërë gjë për hetimin e krimeve në Kosovë përgjatë 20 vjetëve.

Edhe Kërkohet që Darko Tasiqi të rigjykohet Arbëri Kërkohet që Darko Tasiqi të rigjykohet

Gjatë 20 vjetëve pushteti politik nuk ka qenë i ineteresuar t’i hulumtoj krimet në Kosovë. Pushteti politik ka përdorur krimet sa herë iu kanë dashtë t’i instrumentalizoj për qëllime politike. Është skandal që institucionet ende i referohen Fonadacionit për të Drejtën Humanitare”, shtoi ai.