Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëpër xhami do t’u bëhet thirrje besimtarëve t’i bashkohen “Marshit për drejtësi”

Ilustrim

Ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës i ka dhënë përkrahje marshit për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Nëpër xhami të premten do t’u bëhet thirrje besimtarëve që t’i bashkangjiten marshit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për liri, që më 2 prill 2023, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta. Bashkësia Islame e Kosovës, nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi”, ka njoftuar BIK-u përmes një komunikate.

BIK ka thënë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe vlerëson sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit.