Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha për deklarimin e VV-së: Njerëzit mund të marshojnë edhe për një emër, secili e sheh nga prizmi i vet

Të dielën, 2 prill, do të mbahet marshi për drejtësi në sheshin e Prishtinës.

Marshi do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu” nga ku do të adresohen akterë që kanë role të ndryshme në shoqëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizatorët e këtij aktiviteti kanë thënë se duhet të ruhet e vërteta për luftën e UÇK-së dhe të mbrohet historia nga interpretimet që vinë.

Të pyetur për komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila mbështeti marshin dhe në deklaratë me emër përmendi vetëm Rexhep Selimin, pa përmendur emrat e të tjerëve që po gjykohen në Hagë, Eliza Hoxha u përgjigj se secili e sheh nga këndi i vet.

“Të gjithë kemi arsye për të dalë në marsh. E kemi pasur gjithëpërfshirjen në koncept dhe vazhdojmë ta mbajmë të tillë. Por njerëzit mund të vinë për një arsye, një emër, ose shumë emra, sepse liria ka shumë emra. Për ne është e rëndësishme të përçojmë solidaritet me krerët e UÇK-së atje, secili le ta sheh nga prizmi i vet”, ka thënë Hoxha, deputete e PDK-së.