Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Marshi për drejtësi”, Hoxha: Kërkojmë gjykim të drejtë

Të dielën në sheshet e kryeqytetit do të marshohet për drejtësi.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se ky është një nga organizimet më të mëdha, ndërsa është shprehur se kërkohet gjykim i drejtë i të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kërkojmë atë ditë në mënyrë paqësore gjykim të drejtë, pikërisht për shkak të anomalive që kemi parë në proces. Tentativa kryesore është solidarizimi. Është legjitimiteti jonë për ta kërkuar një proces të drejtë dhe për të synuar se ne jemi në të drejtën tonë për njerëzit që kanë qenë në Kosovë, kanë luftuar për të mbrojtur familjet e tyre”, ka thënë ajo në emisionin Sot në KTV.

Hoxha ka deklaruar se te gjeneratat e reja nuk po arrihet të diskutohet dhe të kuptohet pesha e lirisë.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen “Marshit për Drejtësi”.

“Ne i ftojmë që të vinë ta mbushim sheshin dhe ta marshojmë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri të sheshi ‘Skënderbeu’, thjesht për të demonstruar solidaritet dhe përkrahje morale për çlirimtarët tanë”.

Ismail Tasholli, organizator, ka thënë se jepen dy mesazhe në marsh.

“Është marsh solidariteti dhe mirënjohje për ata që dikur ishin gati të jepnin çdo gjë për vendin. Ky mesazh do të shfrytëzohet për dy mesazhe, për mbështetje dhe mesazhin e mirënjohjes që ka shoqëria për atë pjesë të shoqërisë”.

Ndërkohë, ka folur edhe për ideimin e “Liria ka emër” si slogan i krijuar për ata që mbrojtën vendin, jo vetëm të luftës së fundit por edhe vjet më herët se aq.

“Ideja e ‘Liria ka emër’ është jo në reduktimin e saj të përveçëm por kur të mblidhen të gjitha copëzat, secila copë e krijon fotografinë e përgjithshme. Liria ka shumë emra, por figurativisht e kemi vendos jo të mbushur në kuptimin që secili ia lë emrin e vet lirisë”.