Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Policisë për shfrytëzim të pronës

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën është nënshkruar kontrata për shfrytëzim të pronës së paluajtshme mes kryetarit të Komunës, Përparim Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti.

Sipas marrëveshjes, rregullohen të drejtat e shfrytëzimit të pronës komunale për nevoja të institucioneve qendrore.

Ju njoftojmë se, sot, me datë 17 maj, në ndërtesën e vjetër të Komunës, u nënshkrua Kontrata për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të Komunës, në mes të Kryetarit Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.

“Respektivisht dhënia e saj në shfrytëzim në afatin prej (3) viteve për Policinë e Kosovës për dislokimin e personelit nga objekti dhe pajisjet e Stacionit Policor “Veriu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj kontrate është dhënia në shfrytëzim e pronës komunale të Kryeqytetit për nevojat e Policisë së Kosovës, respektivisht, për nevojat e Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë. Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të favorshme për policinë tonë, duke siguruar kështu plotësimin e nevojave të tyre, për të thelluar tutje bashkëpunimin në çështjen e sigurisë së qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.