Në kohën kur në Kosovë po regjistrohen shifra rekorde të rasteve ditore me COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratë për zgjerimin e rrjetit të oksigjenit nëpër spitale.
Zgjerimi i kapaciteteve të oksigjenimit qendror ishte planifikuar që të bëhej teksa pritej një valë e re, por kjo kontratë nuk ishte bërë deri tash.
Afati i punimeve është 30 ditë.
Për pacientët me COVID-19, në gjendje më të rënduar, oksigjenimi është jetik.
Vlera e kontratës arrin në 6400 euro.
Kryeministri Avdullah Hoti të mërkurën bëri të ditur se në spitalet e Kosovës janë më shumë se 600 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës. Në vend janë më shumë se 8200 raste aktive me COVID-19.
-
Rritet numri i pacientëve me COVID në QKUK, paralajmërohet reduktim i shërbimeve tjera shëndetësore
-
Rritet kërkesa për oksigjen, Kosova rrezikon të mbetet pa sasi të mjaftueshme
-
SHSKUK-ja kërkon nga MSH-ja të shtojë numrin e infermierëve
-
Bëhet thirrje për rimobilizim për përballje me COVID-19
-
Institucionet përgatiten për valën e re të COVID-19