Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bëhet thirrje për rimobilizim për përballje me COVID-19

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë, është mbledhur Komiteti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për menaxhimin e pandemisë. Sipas njoftimit nga SHSKUK-ja, në takim është analizuar situata e fundit dhe është kërkuar rimobilizim për përballimin e valës eventuale “që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve”.

Njoftimi thekson se është diskutuar për kapacitetet infrastrukturore, pajisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës për personelin shëndetësor.

Është konstatuar po ashtu mungesa në disa fusha specialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë dhe nevoja për angazhim urgjent të stafit shtesë infermieror.

Pas takimit me drejtorët e klinikave, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, është paralajmëruar se do të takohet edhe me drejtorë të spitaleve të përgjithshme.