Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2017 thekson se Komuna e Gjilanit nuk është duke zbatuar rekomandimet, të cilat i janë adresuar me qëllim që të përmirësojë dobësitë të cilat janë identifikuar në fushën e qeverisjes.
Ndërsa gjetjet dhe rekomandimet e Auditimit nuk janë diskutuar fare në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti i Auditimit për vitin 2017 potencon se qeverisja lokale është duke shënuar dobësi në fushën e prokurimit, të cilat po rezultojnë edhe me vonesa në realizimin e projekteve dhe dobësi në menaxhimin e projekteve kapitale, si dhe dobësi në menaxhimin e faturave të papaguara, moszbatim të kritereve mbi ndarjen e subvencioneve si dhe dobësi në menaxhimin e pasurisë.
Auditori ka gjetur se komuna nuk kishte respektuar kriteret për ndarjen e subvencioneve, të cilat kanë të bëjnë me subvencionimin e fermerëve, teatrit, ndihmës shëndetësore si dhe bursat për arsim. Kurse buxheti për kategorinë e subvencioneve dhe transfereve ishte 712 mijë e 379 euro, ndërsa ishin shpenzuar 536 mijë e 720 euro apo 75 për qind e buxhetit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash