Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Gjilan akuzon qeverisjet lokale për shmangie të raportit të auditorit

Qeverisja lokale e Gjilanit ka diskutuar gjetjet e raportit të auditimit për vitin 2017 në njërën prej seancave të Kuvendit Komunal që është mbajtur këtë vit, ngase diskutimi për raportin është edhe një obligim ligjor.

Menaxhmenti i Komunës së Gjilanit ka marrë parasysh vërejtjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke e diskutuar raportin e vitit 2017, ngase raporti i audimit për punën e Komunës nuk ishte diskutuar për vitin 2016 në Kuvend.

Kurse dy komunat e tjera të rajonit, Vitia dhe Novobërda, ende nuk kanë diskutuar raportin e auditimit për vitin 2017. Këto dy komuna nuk kishin diskutuar raportin e auditimit as për vitin 2016. Kurse opozita në Komunën e Vitisë ka kërkuar që raporti i auditimit, i cili flet për punën 1- vjeçare të qeverisjes lokale, të diskutohet në Kuvend (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).