Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Stacionin e Autobusëve në Gjilan hapet zyra e policisë

Gjilan, 2 nëntor – Në kuadër të bashkëpunimit që ka Komuna e Gjilanit me Policinë e Kosovës, sot në ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” është hapur zyra për prezencën e policisë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike, kujdesit ndaj udhëtarëve dhe operatorëve.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me ç’rast theksoi rëndësinë e saj dhe foli edhe për synime të tjera të kësaj ndërmarrjeje.

Alban Ramushi, kompandant i Stacionit Policor në Gjilan, u shpreh falënderues për mundësinë e krijuar që policia të jetë më afër qytetarëve, ndërsa Avni Hajrullahu, kryeshef ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, e quajti pozitive hapjen e kësaj zyreje.