Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për transferimin e NSH “Kosovatrans” në Ndërmarrje Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.
“Transferi po bëhet nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje publike lokale dhe sot praktikisht mbyllet çështja e Stacionit të Autobusëve të Gjilanit dhe janë bartur të gjitha çështjet që lidhen edhe me asetet e me problemet tjera pronësore që kanë qenë. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Tolaj ka thënë se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje AKP-ja nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje.
“Ka një kohë të gjatë që ligji ka hapur rrugë që për ndërmarrjet shoqërore për ‘Kosovatransat’ duhet të përgatitet infrastruktura ligjore që të kalojnë tek Komunat. Sot po e përmbyllim këtë proces me njërën nga komunat – Gjilanin. Nga sot, me nënshkrimin e këtij memorandumi, praktikisht AKP nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje”, ka thënë Tolaj.