Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 49 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 49 pacientë me COVID-19. Prej tyre dy janë në respiratorë, 34 janë në oksigjenoterapi, e nga këta 12 janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit janë të infektuar dy mjekë, 4 infermierë dhe tre punëtorë të Shërbimeve Teknike.