Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 53 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë. Në respiratorë janë tre pacientë e në oksigjenoterapi 38 pacientë.

Nga personeli i Spitalit janë të infektuar dy mjekë, 4 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.

Në 24 orët e fundit janë shëruar tre pacientë në këtë spital që ishin të infektuar me COVID-19.