Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës 98 pacientë me COVID-19, 70 me oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë janë 98 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Sipas drejtorit të këtij spitali, Hilmi Shala 70 nga këta pacientë janë me oksigjeno-terapi, një me respirator dhe katër me CPAP maskë.

Drejtori Shala për KOHËN ka thënë se gjendja e përgjithshme në spital është e qetë dhe gjendja e pacientëve e mirë, me përjashtim të pacientëve në Intensivë që e kanë gjendjen e rënduar.

Ai ka thënë se spitali i ka në stoqe barnat bazike për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërsa personeli ka mjaftueshëm edhe pajisje mbrojtëse anti-covid.

Edhe oksigjen, drejtori Shala ka bërë me dije se ka mjaftueshëm në tankerin 10 tonësh të oksigjenit që e posedon tani spitali, por edhe me bombola oksigjeni.