Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri 6 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa është raportuar edhe për 475 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4384 testime.

Ndërsa po gjatë kësaj periudhe janë shëruar 366 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 208.352 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 3207 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 199.883 qytetarë, ndërsa janë 5262 raste aktive.