Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, thonë se edhe 1.549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 5.662 mostra të marra për testim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti raste të infektimit gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar në Tiranë, gjithsej 705.
Më tej bëhet e ditur se 23.168 pacientë vazhdojnë të jenë aktivë me COVID19 në këtë vend.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkaq, gjatë kësaj kohe janë shëruar 1.794 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 227.629.
Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 254.126 raste pozitive, prej tyre 227.629 janë shëruar, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 3.329 pacientë.