Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe një mijë e 905 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej gjashtë mijë e 757 mostra të marra për testim.
Ndërkaq, 710 pacientë të infektuar deri më sot kanë rezultuar të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204 mijë e 809 që nga fillimi i epidemisë.
Të dhënat e MSH-së në Shqipëri tregojnë se në spitalet Covid, aktualisht 117 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor, 17 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Me bilancin e fundit në këtë vend, numri I rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 16 mijë e 507.