Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar edhe 187 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 2,102 mostra të marra për testim.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 974 persona, duke e çuar në 257,091 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në këtë vend.
Nga të dhënat e fundit të bëra publike nga MSH-ja e Shqipërisë, njoftohet se aktualisht në spitale të shtruar janë gjithsej 111 pacientë.
Tutje bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus në Shqipëri ka rënë në 7,980.