Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 1,215 raste të reja me koronavirus janë shënuar brenda një dite.
Gjatq së njëjtës periudhë janë shëruar 646 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 279,649.
Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive në 6,226.
Sipas njoftimit, 27 persona të infektuar janë duke marrë trajtim në spitalin COVID3
Aktualisht, janë 6 mijë e 226 raste me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa të hospitalizuar janë 27 persona.