Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Me viktimat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend ka arritur në tre mijë e 180.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 343 raste të reja pozitive, nga gjithsej tre mijë e 696 mostra të marra për testim.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 333 persona të infektuar deri më tani.

MSh-ja e Shqipërisë më tej njofton se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me këtë rast numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është ngritur në pesë mijë e 173.