Dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi bëjnë të ditur se edhe 95 raste të reja kanë rezultuar pozitive me koronavirus nga gjithsej 1,289 mostra të marra për testim.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe 296 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 266,697.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 1,747.
Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271,920 raste, 266,697 janë shëruar, 1,747 janë aktive, ndërsa 3,476 pacientë kanë humbur jetën.