Shtatë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, tregojnë se edhe 1,533 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 5,404 mostra të marra për testim.
Numri i madh i rasteve pozitive brenda kësaj kohe është regjistruar në Tiranë, gjithsej 598.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 2.215 persona të infektuar deri më tani, duke e çuar në 238,655 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkaq, me shifrat e shënuara së shumti, numri i rasteve aktive në Shqipëri është 18,068.