Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar edhe 7.626 persona, prej tyre 2.179 kanë rezultuar pozitivë.

Në të gjithë vendin janë 19.131 pacientë aktivë, ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 824 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206.384 që nga fillimi i pandemisë.

Artikuj të ngjashëm