Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkaq ka vazhduar trendi i lartë i infektimeve. Nga gati 9500 testime, 2670 persona kanë rezultuar pozitivë.
Shqipëria ka aktualisht 24 mijë e 105 raste aktive me virus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 24 orët e fundit janë shëruar 2152 persona.
Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 3292 persona si pasojë e virusit. Janë regjistruar 244 mijë raste pozitive, ndërsa 216 mijë prej tyre janë shëruar.