Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, po vazhdon dezinfektimi dhe pastrimi i hapësirave të ndryshme publike dhe jopublike.
“Pastrimi dhe dezinfektimi tashmë është bërë në objektet e drejtorive komunale, stacionin e autobusëve, autobusët urbanë, qendrën sportive, stadiumin e qytetit, shtëpinë e kulturës, tregjet dhe qendrat tregtare, ndërsa më parë këto masa mbrojtëse janë marrë edhe tek shkollat, çerdhet dhe qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Aty theksohet se Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit ka ngritur nivelin e inspektimeve dhe në raste të shumta ka urdhëruar pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave të lokaleve hoteliere dhe ushqimore për të pasur kujdes të shtuar higjienik.
-
Gjilani vazhdon me dezinfektimin në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit
-
Inspektorati i Prizrenit sërish me aksion për lirimin e hapësirave publike në “Ortakoll”
-
Ferizaj pas dezinfektimit të objekteve, nis dezinsektimin e hapësirave publike kundër insekteve
-
Haskuka njofton për menaxhimin e gjendjes me koronavirus në Prizren
-
Komuna e Prishtinës bën gati hapësira të reja shkaku i Covid-19