Në komunën e Gjilanit është realizuar dezinfektimi i institucioneve publike siç është objekti i administratës komunale, stacioni i autobusëve, objekti i bibliotekës dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania” në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit COVID-19.
Drejtori i shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli, në konferencën për shtyp që është mbajtur sot ka deklaruar se do të vazhdojnë edhe me dezinfektimin e objekteve tjera.
“Do të dezinfektohet objekti i stadiumit, objekti i Stacionit Policor dhe palestra e sporteve, ndërkaq në ditët në vijim është planifikuar edhe dezinfektimi i të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare, për të vazhduar edhe me të gjitha objektet publike” ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se në kordinim me kryetarin e komunës kanë ndërmarr edhe veprime tjera siç është mbyllja e tregut të kafshëve në një afat të pacaktuar, largimi i shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësira publike, vendim për ndalimin e shitjes dhe ushqimeve në hapësirat publike, vendimi për lirimin e njërit prind nga puna, në rast se janë të punësuar të dytë, gjithashtu do të lirohen nga puna edhe shërbyesit civilë të cilët janë me sëmundje kronike.
“Apelojmë te qytetarët e Gjilanit të mos krijojnë situatë të panikut, siç janë rastet e furnizimit me produkte ushqimore, e konkretisht ata që mundohen të krijojnë rezerva të miellit ngase nuk ka hapësirë për shqetësim në atë masë sa të krijohen rezerva të mëdha ushqimore” ka thënë ai.
Komuna ka apeluar që të respektohen vendimet komunale në të kundërtën palët do të përballen me pasoja ligjore.
-
Komuna e Gjilanit dezinfekton vetëm 4 ndërtesa të banimit kolektiv në qendër të qytetit
-
Në Prizren vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike e jopublike
-
Gjilani ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë për përballje me COVID-19
-
Haziri: Gjendja me COVID-19 në Gjilan vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar
-
Gjilani me masa të reja kundër COVID-19