Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një konference me media ka prezantuar punën e komunës gjatë kohës së pandemisë.
Ai ka thënë se në Prizren janë bërë 96 teste, 28 raste janë pozitive, 4 janë në Klinikën Infektive në Prishtinë, dy të shëruar dhe një viktimë.
Sipas tij, një person është në gjendje të rëndë, ndërkaq 21 raste janë në izolim.
Ai ka thënë se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në një vizitë është njoftuar për gjendjen e qendrës së triazhimit.
‘Kemi filluar me punën me mbështetjen sociale dhe psikologjike. Për pakot ushqimore fillimisht kemi shkuar te familjet që janë në pakon speciale, pastaj kemi shkuar edhe te qytetarët të cilët kanë thirrur. 1636 pako për familjet në nevojë janë shpërndarë deri tani. Përpos pakove ushqimore ne jemi duke bërë prokuroimin për ditët në vijim. Një pjesë prej pakove, diku rreh 40 për qind e pakove ka ardhur si pjesë e donacioneve që kemi marrë si komunë”, ka thënë ai, raporton KOHA.
Edhe
Haskuka: Rreth 60 familje në Prizren janë në vetëizolim
Haskuka ka thënë se kanë filluar edhe mbështetjen psikologjike përmes një platforme online. Ai shton se për këtë janë ofruar nëntë vullnetarë për të ofruar këshillim psikologjik.
Ai thotë se dezinfektimi është një nga masat që ka marrë komuna, duke dezinfektuar objektet publike.
Sipas tij, në total janë dezinfektuar 145 mijë metra katrorë deri tash në komunën e Prizrenit.
“Lidhur me masat e fundit për qarkullim, ne kemi bërë shpalljen e emailit ku njerëzit mund të aplikojmë për qarkullim brenda komunës. Këtu kemi marrë 400 kërkesa brenda dy ditëve dhe 80 për qind të kërkesave kanë marrë përgjigje. Ndërkaq fermerët që kanë numrin identifikues të fermerit munden me apliku për leje të qarkullimit për me punu tokën e tyre”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se është në kontakt me të gjithë personat të cilët janë të izoluar në komunën e Prizrenit.
Edhe
Haskuka e Vitia pajtohen që Prizreni të shpallet zonë karantinë, pas 14 rasteve të reja
Haskuka ka apeluar te të gjithë që duan të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situatë, të mos flasin pa autorizim.
Sipas tij politizimi i kësaj gjendje, siç thotë se është bërë, nuk i ndihmon askujt.