Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka thotë se 25 mostrat e marra në Korishë të Prizrenit janë negative

Foto: Reuters / ilustrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se mostrat e marra nga familjarët dhe kontaktet e gruas së infektuar me koronavirus në Korishë, kanë dalë negative.

Ai thotë se bëhet fjalë për 25 mostra dhe për të njëjtën gjë është informuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Pra sot nuk ka infektime të reja nga koronavirus në Komunën e Prizrenit. Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomat e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave. Prandaj ftoj qytetarët që të vazhdojmë t'i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në postimin e Haskukës.

Artikuj të ngjashëm